Kushtet e përdorimit

Këto kushte të përdorimit së bashku me dokumentet e tjera të faqes, ju tregojnë kushtet me të cilat mund të përdorni shërbimet tona

Përdorimi i faqes përfshin hyrjen, shfletimin ose regjistrimin për ta përdorur atë.

Ju lutem lexoni me kujdes këto kushtet të përdorimit përpara se të filloni të përdorni faqen, pasi këto do të zbatohen për përdorimin tuaj në faqe dhe kanë efektin e kontratës.

Duke përdorur faqen tonë, ju konfirmoni që i pranoni këto kushte përdorimi dhe se jeni dakord t'i respektoni ato. Nëse nuk jeni dakord me këto kushte, ju lutem mos vazhdoni të përdorni faqen.

Informacion rreth nesh

prohost.al është website në pronësi të kompanisë Ketri sh.p.k. regjisturar me NUIS L82420015V dhe me seli ligjore të regjistruar në adresë: Bulevardi "Gjergj Fishta" Nd. 24, H. 3, KP 1023, Tiranë, Shqipëri

Kufizimet në përdorimin e materialeve

Faqja dhe e gjithë përmbajtja, dizajni, tekstet, grafikë, logo, butonat e ikonave, imazhet, audiot, clips, shkarkimet digjitale, përpilimet e të dhënave, dhe software janë pronë e Ketri Web.

Çdo përdorim i materialeve në këtë faqe, apo riprodhim, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim nga ne është e ndaluar rreptësisht dhe mbrohet nga ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

Llogaria juaj

Krijimi i llogarisë suaj është pa pagesë, gjithashtu edhe mirëmbajtja e saj.

Nëse regjistroni një llogari në faqen tonë, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të emrit tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimit. Ju bini dakord të pranoni përgjegjësinë e plotë për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarinë ose fjalëkalimin tuaj.

Ju nuk mund të përdorni një adresë të rreme e-mail, të hiqeni sikur jeni një person apo subjekt tjetër, ose të keqinformoni në lidhje me përmbajtjen e faqes. Ne ruajmë të drejtën (por jo detyrimin) të fshijmë apo editojmë përmbajtje të tilla.

Nëse ju postoni përmbajtje, ose paraqisni materiale, ju na jepni të drejtë për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, publikuar, përkthyer, krijuar vepra të rrjedhura nga puna, shpërndarë, dhe shfaqur përmbajtje të tilla në të gjithë botën dhe në çdo media. Kjo është e vlefshme nëse nuk është rënë dakord ndryshe.

Përfundimi i përdorimit

Ne mund të japim një paralajmërim, të pezullojmë përkohësisht ose të përfundojmë të drejtën tuaj për të përdorur ose hyrë në gjithë ose një pjesë të faqes tonë, pa njoftim paraprak, për arsye të justifikuara, si shkelje të Kushteve të Përdorimit, ose besimit se një përdorim ose hyrje e tillë do të shkelte rregulloret dhe ligjin e zbatueshëm, ose do të ishte e dëmshme për interesat e përdoruesve të tjerë.

Kushtet e software-it

Përveç këtyre Kushteve të Përdorimit, termat që gjenden këtu zbatohen në çdo software (duke përfshirë çdo përditësim apo përmirësim të dokumenteve të tjera përkatëse) që ne vëmë në dispozicionin tuaj herë pas here, në lidhje me përdorimin e faqes.

Lidhje me faqe të treta

Faqja jonë përmban lidhje/referenca të faqeve të palëve të treta. Kur ju klikoni mbi faqet e internetit të palëve të treta, vini re që këto faqe kanë politikat e tyre mbi të dhënat e privatësisë. Ju lutemi të njiheni me informacionin e tyre të politikës së privatësisë gjatë përdorimit të këtyre faqeve të internetit.

Ju informojmë se ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi ose detyrim në lidhje me faqet e internetit të palëve të treta.

Juridiksioni

Kushtet e Përdorimit janë hartuar në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

Ndryshimet

Për të mbajtur faqen të përditësuar, ne mund t’i rishikojmë këto kushte përdorimi në çdo kohë, prandaj ju lutemi kontrolloni herë pas here këtë faqe për tu njoftuar me ndryshimet e bëra.

Adresa jonë

Bulevardi "Gjergj Fishta" Nd. 24, H. 3, KP 1023, Tiranë, Shqipëri
+355 6740 70444
info@prohost.al

Data e fundit e pëditësimit 07 shkrurt 2022.