Pyetje të shpeshta
- Sa kohë merr konfigurimi i një llogarie të re hostimi?
- Sa kohë merr transferimi i website-t nga një kompani tjetër hostimi?
- A është faqja offline gjatë procesit të transferimit?
- Në cilin shtet bazohet hostimi juaj?
- A ofroni paketa hostimi të personalizuara?
- Si mund t'i bëj upgrade planit tim të hostimit web?
- Cilat janë format e pagesës që pranoni?
- A do të më ndihmoni të përditësoj serverat DNS të domain-it tim?
- Çfarë janë POP3 dhe IMAP?
- Çfarë është cPanel?
- Si funksionon një lidhje nëpërmjet SSL?
- Çfarë është AWStats?
Sa kohë merr konfigurimi i një llogarie të re hostimi?
Llogaritë e reja të hostimit krijohen brenda një dite pune.
Sa kohë merr transferimi i website-t nga një kompani tjetër hostimi?
Kjo varet nga specifikat e çdo rasti, por zakonisht transferimet kryhen brenda 3 ditësh pune.
A është faqja offline gjatë procesit të transferimit?
Gjatë procesit të transferimit faqja juaj është online, megjithatë ndërkohë që serverat DNS përditësohen, disa vendndodhje nëpër botë do të tregojnë përkohësisht site-n nga serveri i vjetër.
Në cilin shtet bazohet hostimi juaj?
ProHost disponon web servera në Holandë, Francë dhe SHBA.
A ofroni paketa hostimi të personalizuara?
Po, ofrojmë. Nëse ju nevojitet një shërbim i personalizuar hostimi, ju lutemi të na kontaktoni kërkesat tuaja.
Si mund t'i bëj upgrade planit tim të hostimit web?
Ju mund t'i bëni upgrade hostimit tuaj shared ose planit VPS duke na dërguar një email me kërkesën tuaj për të bërë upgrade. Kostoja do të jetë diferenca ndërmjet planit tuaj të tanishëm dhe atij në të cilin doni të kaloni.
Cilat janë format e pagesës që pranoni?
Ne pranojmë pagesa nëpërmjet transfertave bankare, PayPal, Payoneer, Western Union, MoneyGram dhe para cash. Mund të gjeni më tepër informacion në dashboard-in tuaj.
A do të më ndihmoni të përditësoj serverat DNS të domain-it tim?
Po. Nëse dëshironi që të merremi me përditësimin e serverave DNS, do të na duhet akses në panelin e domain-it tuaj.
Çfarë janë POP3 dhe IMAP?
POP3 dhe IMAP janë që të dy protokolle email-i që ju lejojnë të merrni email nga programe si Outlook dhe Thunderbird. POP3 shkarkon kopje të email-ve në çdo aplikacion me të cilin aksesoni mailbox-in. POP3 është më i përshtatshëm për të ruajtur hapësirën e web server-it. IMAP sinkronizon mailbox-in tuaj me të gjitha aplikacionet me të cilat e aksesoni.
Çfarë është cPanel?
cPanel është një panel administrimi, që ju ndihmon të manaxhoni llogarinë tuaj të hostimit. Nëpërmjet cPanel mund të kryeni lehtësisht detyra të zakonshme si krijimi i llogarive të email-it apo të FTP-së, të shikoni statistikat, të shkarkoni backup-e dhe të instaloni aplikacione të ndryshme.
Si funksionon një lidhje nëpërmjet SSL?
Një lidhje nëpërmjet SSL-së krijon një komunikim të sigurt ndërmjet faqes së internetit dhe browser-it të vizitorit. Siguron që të gjitha të dhënat e kaluara ndërmjet të dyve të jenë të fshehta, si për shembull numrat e kartave të kreditit, emrat dhe adresat. URL-të e vizituara nëpërmjet një lidhjeje SSL fillojnë me "https" dhe kanë një imazh kyçi në fushën e adresës.
Çfarë është AWStats?
AWStats është një program i statistikave të website-t që mund të aksesohet nëpërmjet cPanel-it. Nëpërmjet AWStats mund të shikoni statistika rreth trafikut të website-t tuaj.